KiE: Vrasjet, jashtë perimetrit

22/02/2011 20:05

Thomas Hammarberg, komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës përpiloi një raport pas vizitës dyditore në Shqipëri mbi ngjarjet e 21 janarit, ditë në të cilën, sipas raportit, protesta e organizuar nga Partia Socialiste rezultoi në përleshje mes demonstruesve, policisë dhe Gardës.

Katër persona u qëlluan për vdekje, dhjetra të tjerë u plagosën, ndërkohë që komisioneri i të drejtave të njeriut vëren se policia ka ushtruar më tepër forcë se ç’duhej.

“Ne teresi, zyra e prokurorit te pergjithshem eshte perballur me nje detyre jashtezakonisht te veshtire. Fokusi duhet te jete ne pergatitjen e ndjekjeve penale kunder atyre qe dyshohet se kane kryer krime. Duhet thene se disa nga aktet e kryera ate dite duhen konsideruar ‘krime’, pavaresisht klimes politike, si dhe kush filloi spiralen negative te dhunes. Ky eshte rasti i te shtenave vdekjeprurese, sulmet e disa demonstruesve kunder policise dhe dhuna e paprovokuar e policise gjate arrestimit dhe transportimit te personave te ndaluar”, thuhet në raport.

Ne menyre me te detajuar, komisioneri shpjegon ne raport se perceptimet e qeverise dhe opozites, mbi ceshtjen e provokimit te dhunes se 21 janarit, jane te ndryshme dhe konfliktuale.

“Sipas autoriteteve qeveritare, protesta u organizua nga opozita, në mënyrë që të rrëzonte qeverinë me forcë, ndërsa opozita pohon se ishte policia që provokoi protestuesit, pothuajse me te filluar demonstrimi. Duket qartë se një grup i demonstruesve kanë kryer akte të dhunshme kundër policisë dhe Gardës së Republikës, duke hedhur gurë dhe duke përdorur shkopinj nga parullat për t’i goditur ata. Disa protestues dogjen edhe makinat e parkuara në afërsi të vendit te protestes. Në përgjigje, policia përdori një shumëllojshmëri mjetesh të tilla si shkopinjtë, uje, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Si rezultat i përleshjeve të dhunshme midis demonstruesve dhe policisë, pati dhjetëra te plagosur nga të dyja palët”, thuhet në raport.

Pas ketij shpjegimi, raporti e vecon perdorimin e armeve te zjarrit nga Garda e Republikes duke e cilesuar “jo-proporcional” perballe akteve te demonstruesve dhe duke ngitur pikepyetje mbi ligjshmerine e perdorimit te tyre.

Ky problem eshte adresuar ne takimin me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, sipas raportit.

“Në një fazë të mëvonshme gjatë demonstratave, armët e zjarrit janë përdorur nga anëtarë të Gardës së Republikës. Katër protestues kanë vdekur dhe disa persona të tjerë u plagosen me armë zjarri, cfare ngre pyetje për ligjshmërinë dhe proporcionalitetin e përdorimit të forcës. Kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme informuan komisionerin se Garda e Republikes kishte të drejtë për te përdorur forcën vdekjeprurëse në rrethana të veçanta, kur shkelet perimetri i sigurisë së ndërtesave qeveritare. Ndërkohe qe komisioneri kuptoi se të katër vrasjet në fakt kane ndodhur jashtë perimetrit të sigurisë së ndërtesës së kryeministrit, te dy qeveritaret pohuan se ka pasur përpjekje nga protestuesit për të hyrë në oborr”, thuhet në raport.

Me tej, ne raport thuhet se ka materiale deshmuese, perfshire edhe pamje filmike, qe tregojne se policia perdori dhune, gjate protestes e pas saj, kur 113 persona u ndaluan, 19 nga te cilet ishin te mitur.

“Të gjithe të ndaluarit flasin per keqtrajtim gjatë arrestimit dhe transferimit të tyre në objektet e paraburgimit. Ata argumentuan se, edhe pse dokumentet në lidhje me paraburgimin e tyre mbanin nënshkrimin e avokatëve, apo të psikologëve në rastin e të miturve, atyre nuk u ishte siguruar ndihme juridike në realitet. Të gjithë të arrestuarit vunë në dukje se ata kishin nënshkruar dokumentet në fjalë nën presion psikologjik”, thuhet në raport.

Pjesa e trete e raportit nxjerr ne pah nevojen e riorganizimit te masave kontrolluese ndaj turmes.

“Policet e reshtuar ne front para nderteses ishin te paarmatosur dhe nuk kishin as mburoja… Pas shperthimit te dhunes, radha e pare e policeve u zevendesua nga te tjere, te trajnuar e te pajisur me mire. Gjithsesi, kur granatat e gazit u hodhen, pati mungesa te maskave kundragaz ne radhet e policise, cfare shkaktoi demtimin e tyre nga gazi. Perfaqesues te OJQ-ve, te pranishem ne demonstrate, treguan se gazi dukej se kishte efekte me helmuese se gazi i zakonshem lotsjelles. Pershtypja e tyre ishte se kjo gje kontribuoi ne tensionimin e metejshem te situates, edhe tek forcat e policise. Mund te argumentohet se nje strategji kontrolli kompetente per trazira duhet te perfshije edhe gatishmerine per ta parandaluar ate, ne rast domosdoshmerie, duke reaguar menjehere me profesionalizem ndaj tendencave te dhunes, edhe nese kjo kerkon investime shtese. Eshte e qarte se pas nje demonstrate me pasoja te tilla tejet negative, nevojitet nje shqyrtim i hollesishem per pajisje, trajnim e strategji per kontrollin e trazirave”, thuhet në raport.

“Duhet nenvizuar gjithashtu se ata qe organizojne demonstrata e mitingje proteste duhet te nderrmarrin hapa per te parandaluar zhvillimet e dhunshme, per shembull, nje ekip i demonstrueseve duhet te sherbeje si roje vullnetarisht dhe ata mund te perfaqesojne demonstruesit ne negociata me perfaqesuesit e zbatuesve te ligjit”, lexohet në dokument.

Nje vend te posacem ze ne raport dhe hetimi i ngjarjeve nga prokuroria dhe akuzat publike ndaj saj.

“Komisioneri mesoi se vete prokurorja e pergjithshme eshte kritikuar nga politikanet ne pushtet dhe se qendrimi i saj eshte shnderruar ne ceshtje fjalimesh te polarizuara politike. Perfaqesuesit e te dy blloqeve politike i thane komisionerit se nuk ekzistonte nje alternative tjeter pervec prokurorit te pergjithshem per te kryer keto hetime. Gjithsesi, komisioneri kuptoi se puna e zyres se saj do te ndiqet ne menyre kritike”, thuhet në dokument.

“Asistenca teknike e autoriteteve amerikane ndaj Prokurorise se Pergjithshme duket se ka nje vlere te konsiderueshme. Komisioneri sugjeron se ndihma e komunitetit nderkombetare duhet te vazhdoje pergjigjet pozitive ne kete kontekst”, lexohet në raport.

Komisioneri per te drejtat e njeriut ne Keshillin e Evropes konkludon se nevojitet hetim i plote, i paanshem dhe i besueshem mbi shkeljen e te drejtave te njeriut me 21 janar, me qellim qe te parandalohen zhvillime te tilla te renda ne te ardhmen.

“Nga ky moment, duhen shmangur akuzat dhe kritikat ndaj Prokurores se Pergjithshme dhe te gjitha autoritetet duhet te bashkpunojne menjehere dhe plotesisht me zyren e akuzes, perfshire ketu dhe Policia e Shtetit”, vecon raporti i suedezit Hammarberg.

Përgatiti Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA