Është pjesë e fondit të artë të dramaturgjisë botërore, komedia “Art” e dramaturges franceze Yasmina Reza e cila do të ngjitet edhe në skenën shqiptare.
Është regjisori Fatos Haxhiraj që prej 2 muajsh ka nisur punën në skenën e Teatrit Kombëtar për këtë shfaqje me aktorët Enver Petrovci, Bujar Aseqeriu dhe Artan Imami.
“Është një komedi me idenë kryesore të veprës është miqësia, toleranca dhe mundësia për ta ruajtur këtë miqësi”, tha regjisori Fatos Haxhiraj.
“Është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë dhe është vënë në të pestë kontinentet. Për mua është një gëzim i madh që ne do të sjellim një pjesë dhe do të ndryshojmë paksa jetën artistike të Tiranës”, tha aktori Artan Imami.
Një ndër protagonistët e komedisë “Art” është edhe aktori kosovar Enver Petrovci i cili vitet e fundit është shfaqur shpesh në skenën shqiptare.
“Është një ekip me energji pozitive dhe me artistë shumë të mirë”, tha Petrovci.
Premiera e komedisë “Art” e dramaturges franceze Reza do të jetë këtë të premte, mbrëmjen e 25 shkurtit në sallën “Kadri Roshi”, në Teatrin Kombëtar.
Top Channel