Algjeri, protestuesit përleshen me policinë

19/02/2011 13:20

Protesta të dhunshme janë duke ndodhur në Algjeri, ku forcat e rendit dhe protestuesit po shkëmbejnë goditje me gurë, në kryeqytetin Algjer.

Siç raporton Agjensia Franceze e Lajmeve “AFP”, kjo është protesta më e mirëorganizuar e kësaj lëvizje, pasi disa manifestimeve sporadike që kishin ndodhur më parë në vend.

Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit Abduleziz Bouteflika, i cili udhëheq vendin që prej vitit 1999.

”E duam Algjerinë demokratike”, “Pushtet vrasës” apo “Njerëzit duan rrëzimin e këtij regjimi” janë parrullat më të shqiptuara të protestës.

Forca të shumta policore janë vendosur në sheshin e Martirëve të Kombit dhe mbrojnë institucionet, nga ajo që është një protestë e paautorizuar.

Në bazë të ligjit të gjendjes së emergjencës, në fuqi që prej vitit 1990, çdo lloj manifestimi në vend është i ndaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA