Protesta, PS dorëzon kërkesën në polici

17/02/2011 14:25

Partia Socialiste ka dorëzuar në policinë e Tiranës kërkesën për leje në lidhje me protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme në kryeqytet.

Sipas dokumentit, protestuesit do të nisen nga rruga e Kavajës në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në kërkesën e PS-së kërkohet leje vetëm për datën 18 shkurt, duke hedhur poshtë kështu zërat për shtrirjen e saj edhe në ditët në vijim.

Top Channel