PE, të majtët mbështesin PS

16/02/2011 15:55

Në Parlamentin Europian, 736 eurodeputetët janë të ndarë në mbështetjen që i japin sipas rastit, qeverisë apo opozitës në Shqipëri.

Gjatë vizitës në Strasburg, ku gjendet njëra nga selitë e Parlamentit Europian, Edi Rama mori mbështetjen e pakufizuar të aleatëve të vetë nga e majta europiane, sidomos në lidhje me zhvillimin e demonstratës së 21 janarit.

“Në Shqipëri pati manifestime të lira dhe manifestues që u sulmuan nga policia, kjo është e rëndë. Shqipëria është futur në një qark që e con drejt Evropës. Autoritarizmi është një situatë e së shkuarës që nuk duhet të kthehet më në këtë vend dhe në gjithë Ballkanin”, ka deklaruar eurodeputeti Giovanni Pitella.

“Qeveria përdori municione ushtarake për të sulmuar protestuesit. Njëra palë i quan viktimat e protestës heronj, ndërsa pala tjetër, ashtu sic ndodh në diktatura, protestuesit quhen banditë dhe njerëz që kërkojnë grusht shteti. Demonstrata është një qëndrim qytetar, pjesë e të drejtave të njeriut, ndërsa antidemonstrata është diktaturë. Shpresoj se i dërguari i BE, Miroslav Lajcak dhe komisioneri Fyle do të cojnë në Shqipëri qartësi dhe do t’i shtyjnë shqiptarët të bëjnë gjënë e duhur, e cila është përmbledhur në rezolutën tonë”, ka pohuar eurodeputeti tjetër Andrea Severin.

Sic deklaroi në një intervistë për Top Channel, Edi Rama ishte në Strasburg për t’u servirur eurodeputetëve versionin e tij të ngjarjeve në Shqipëri.

Top Channel