Obama: Iranianët të marrin shembull nga Egjipti

16/02/2011 03:15

Presidenti amerikan, Barak Obama shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestat anti-qeveritare në Iran.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka apeluar popullit iranian, dhe mbarë popujve të Lindjes së Mesme që të marrin shembull nga populli egjiptian.

“Edhe iranianët mund dhe duhet të kenë kurajon për të vazhduar protestat kundër regjimit që nuk i lejon të shprehen lirshëm”, tha Obama.

Irani përgëzon protestat dhe rrëzimin e Mubarakut në Egjipt, por më pas shtyp dhunshëm protestat në Teheran, tha më tej Obama duke apeluar të gjithë popujve të Lindjes së Mesme për të ndjekur shembullin e Egjiptit.

Top Channel