Libi, përleshje në Bengasi

16/02/2011 08:45

Përleshje mes manifestuesve të irrituar për shkak të arrestimit të një aksivisti të të drejtave të njeriut, dhe policisë e mbështetësve të qeverisë, kanë shpërthyer natën e shkuar në Libi, në qytetin e Bengasit.

Lajmin e kanë bërë të ditur dëshmitarë dhe mediat lokale.

Në të gjithë vendin, sipas burimeve, po mbahen manifestime në mbështetje të qeverisë së liderit Muhammar Gheddafi.

Top Channel