K.Veriut, gati festa për përvjetorin e liderit

16/02/2011 15:40

Koreanoveriorët po përgatiten për ceremonitë masive që do të mbahen nesër në të gjithë vendin, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së liderit Kim Jong-il.

Siç raportojnë agjensitë ndërkombëtare, një javë me aktivitete festive është parashikuar, ndërsa koncerte muzikore e aktivitete sportive do të jenë midis ceremonive kryesore të festimeve.

Qytetet janë zbukuruar me një lule të quajtur kimjongila, emërtim i vendosur për nderin e diktatorit të vendit, ndërsa banderola dhe postera të tij mund të shihen kudo.

Sipas historisë zyrtare të jetës së Kim Jong-il, ai u lind në një mal, të cilin koreanoveriorët e konsiderojnë si të shenjtë prej disa shekujsh.

Megjithatë, besohet se në të vërtetë, ai mund të ketë lindur një vit më herët në Bashkimin Sovjetik, ku babai i tij ishte duke shërbyer si një ushtarak.

Pavarësisht se shpenzimet e larta ushtarake kanë bërë që një e treta e popullsisë të vuajë nga uria dhe skamja ekstreme, Agjensia Koreano Veriore e Lajmeve e cilëson momentin si “një ngjarje historike që mbush vendin me shumë krenari dhe gëzim”.

Shëndeti i diktatorit është i keq pasi pasoi një infarkt në vitin 2008. Djali i tij, Kim Jong-un, është zgjedhur si pasardhësi i ardhshëm i vendit komunist.

Top Channel