Iran, përleshje në funeralin e viktimës

16/02/2011 09:55

Përleshje në Teheran në funeralin e një të riu që humbi jetën gjatë manifestimeve të opozitës të hënën.

Sipas televizionit shtetëror, incidentet kanë ndodhur mes studentëve islamikë dhe “mbështetësve të kryengritjes”, pra të opozitës.

Mjetet zyrtare të informimit e kanë paraqitur studentin e vrarë, Saneh Jaleh, si një anëtar të milicive Basiji, që të hënën kanë mbështetur policinë në përballjen kundër manifestimeve të opozitës.

Top Channel