Gazetarja e CBS përdhunohet në Kajro

16/02/2011 01:30

Në të njëjtën ditë kur Hosni Mubarak do të njoftonte dorëheqjen nga posti i presidentit të Egjiptit, gazetarja stacionit televiziv amerikan, CBS, Lara Logan është përdhunuar, pikërisht në sheshin Tahrir, epiqendra e protestave popullore anti-Mubarak.

Lajmi publikohet në edicionin online të CBS ku sqarohet se gazetarja, e ndodhur atë ditë në mes të turmës së protestuesve anti-Mubarak, është rrethuar nga 200 persona të cilët e kanë izoluar atë nga trupa televizive e më pas kanë nisur ta godasin e ta përdhunojnë.

Ndërhyrja e grave dhe e ushtrisë egjiptiane i ka shpëtuar jetën gazetares së CBS e cila menjëherë më pas është nisur me një avion drejt Shteteve të Bashkuara ku edhe sot ndodhet e shtruar në spital për të marrë mjekimet e nevojshme. Mjekët thonë se Logan ka pësuar trauma nga dhuna e ushtruar në Kajro, por gjithësesi mbetet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel