Shëndeti i Mubarak, vazhdon përkeqësimi

15/02/2011 15:55

Shëndeti i ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, është duke u përkeqësuar, ndërsa ai vazhdon të refuzojë t’i nënshtrohet trajtimit.

Lajmin e bëri të ditur në numrin e sotëm e përditshmja saudite “Asharq al-Awsat”, por në artikull nuk u përshinë burime që mund të konfirmojnë lajmin.

”Është e sigurt se shëndeti i Mubarak-ut është duke u përkeqësuar në mënyrë drastike, ndërsa ekzistojnë informata se ai refuzon t’i nënshtrohet mjekimeve të rekomanduara”, shkruante gazeta, duke cituar një ish-zyrtar të lartë të paidentifikuar, një burim pranë 82-vjeçarit.

Megjithatë, një familjar i ish-presidentit hodhi poshtë më parë gjatë ditës spekulimet.

Top Channel