Marok, shqetësim për lëvizjen separatiste

15/02/2011 19:20

Autoritetet marokene janë të shqetësuar se protestat në Algjeri mund të përdoren si një justifikim për të financuar Frontin Polisario, një organizatë separatiste në Marok.

Organizata në fjalë synon shkëputjen e një territori të gjerë maroken në Saharanë Perëndimore, për t’ia bashkangjitur atë shtetit algjerian.

Në deklaratën e tij përpara mediave, Ministri i Jashtëm i Marokut, Taieb Fassi Fihri, i kërkoi fqinjëve të vendit të tij që të lënë pas mosmarrëveshjet territoriale, për “t’i hapur rrugë një epoke të bashkëpunimit të ngushtë ekonomik”.

Maroku aneksoi Saharanë Perëndimore, një ish-koloni spanjolle, në vitin 1975, duke krijuar një konflikt të armatosur me Polisarion, grupim që përfaqëson banorët algjerianë të krahinës.

Organizata e Kombeve të Bashkuara negocioi një marrëveshje paqeje në vitin 1991 me premtimin se një referendum do të mbahet për të përcaktuar se cilit shteti do t’i përkasë krahina.

Megjithatë, Algjeria dhe Maroku kanë sabotuar vazhdimisht mbajtjen e këtij referendumi, duke bërë që situata të vazhdojë të jetë e nderë.

Top Channel