Kina, 1,2 mld $ për aeroportin në Sudan

15/02/2011 21:10

Një kompani shtetërore kineze nënshkroi një kontratë me vlerë 1,2 miliardë dollarë, për ndërtimin e një aeroporti të ri pranë kryeqytetit të Sudanit, Khartum.

Lajmi u raportoi nga BBC gjatë mbrëmjes, ndërsa në të mësohet se pista do të jetë aq e gjatë sa për t’i lejuar uljen avionit më të madh civil të botës, Airbusit A380.

Sipas kompanisë ndërtuese, ky investim madhor do t’i shërbejë vendit afrikan për të forcuar lidhjet e tij ndërkombëtare, të cilat kanë vuajtur shumë në dy dekadat e fundit, për shkak të sanksioneve dhe infrastrukturës së dobët ajrore.

Vendi ndodhet në listën e zezë të terrorizmit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj monedha e dollarit nuk mund të përdoret atje, duke e bërë shumë të vështirë për kompanitë ajrore që të bëjnë biznes në Sudan.

Top Channel