Iran, deputetët: Vdekje liderave të opozitës

15/02/2011 16:15

Deputetë të Parlamentit Iranian kërkuan gjatë ditës dënimin me vdekje të dy lidërve më të rëndësishëm të opozitës, si fajtorë për organizimin e protestave të dhunshme ku një person gjeti vdekjen dhe dhjetëra të tjera u plagosën.

Përplasjet ndodhën midis forcave të sigurisë dhe turmave një ditë më parë, pasi një manifestim i paligjshëm i opozitës u mbajt në kryeqytetin Teheran, me objektiv solidazirimin me “vëllezërit” egjiptianë dhe tunizianë.

”(Liderat e opozitës) Mehdi Karroubi dhe Mirhossein Mousavi janë njerëzit më të korruptuar të planetit dhe duhet të dënohen me vdekje”, thanë disa ligjvënës në Agjensinë Shtetërore të Lajmeve “IRNA”.

Termi “më të korruptuarit në Tokë” është përdorur për disidentët politikë në të shkuarën. Në bazë të ligjit islamik në Iran, korrupsioni ndëshkohet me dënimin me vdekje.

Zëdhënësi i parlamentit, Ali Larijani, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një deklaratë të bërë më parë gjatë ditës, duke theksuar se Uashingtoni qëndronte pas protestave të organizuara në Teheran.

Top Channel