Haiti, vizitë një-ditore e Bill Clinton

15/02/2011 19:25

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është duke zhvilluar një vizitë një-ditore në Haiti, për të biseduar me dy kanditët presidencialë mbi projektet e rindërtimit të vendit.

Clinton u takua me kandidatin Michel Martelly më parë gjatë ditës, ndërsa pritet të takojë në orët në vazhdim edhe ish-Zonjën e Parë të vendit ishullor, Mirlande Manigat, e cila gjithashtu ka shpallur kandidaturën.

Në fund të vizitës, Clinton do të japë një konferencë për shtyp të përbashkët me Kryeministrin Jean-Max Bellerive.

Top Channel