Egjipt, bankat mbyllur deri të dielën

15/02/2011 22:35

Ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar fillimisht, bankat në Egjipt do të qendrojnë të mbyllura deri ditën e dielë.

Këtë lajm njofton agjensia shtetërore egjiptiane e lajmeve, Mena e cila i referohet një deklarate të Bankës Qendrore vendase.

Saktësohet se mbyllja e bankave është tejzgjatur për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve bankarë dhe jo për shkaqe sigurie. Autoritetet thonë se për të evituar momente tensioni përpara sporteleve bankare për shkak të grevës së punonjësve, morën vendimin për të shtyrë rihapjen e bankave.

Prej disa ditësh bankat egjiptiane qendrojnë të mbyllura. Ato u rihapën vetëm për pak orë në javën e kaluar për të shmangur një tërheqje masive të parave prej klientëve të tyre.

Top Channel