Britani, shqetësim nga inflacioni

15/02/2011 21:35

Britania e Madhe është e shqetësuar për rritjen e inflacionit, i cili arriti një normë rekord prej 4% gjatë muajit janar.

Siç raportoi BBC, kjo përbën një rritje prej 0,3% në krahasim me muajin dhjetor. Çmimi i lartë i karburanteve ndikoi në përkeqësimin e situatës, ndërsa kufiri i inflacionit të vendosur nga Banka e Anglisë është prej 2%.

Një lajm i tillë rrit presionet për një rritje të normës bazë të interesit. Sipas ekspertëve, inflacioni mund të rritet deri në kuotën 5% në muajt e ardhshëm.

Top Channel