BE zbut sanksionet ndaj Zimbabves

15/02/2011 21:20

Bashkimi Europian zbuti sanksionet ndaj Zimbabves, duke hequr 35 persona nga lista e atyre që u ndalohet hyrja apo çdo aktivitet tjetër në hapësirën e përbashkët europiane.

Ndërkohë, mbetën në fuqi sanksionet e kësaj natyre ndaj presidentit Robert Mugabe dhe njerëzve të tij më të afërt, të akuzuar për dhunë politike ndaj rivalëve të tyre.

Disidentë zimbabvian në botë reaguan duke e cilësuar si të pamjaftueshme masat e Bashkimit Europian.

Mugabe akuzohet për genocid ndaj popullit të tij dhe për vjedhjen e miliardave nga fondet publike të vendit.

Top Channel