BB: Çmimet e ushqimeve, alarmuese

15/02/2011 19:45

Banka Botërore cilësoi sot nivelin e çmimeve të ushqimeve “alarmuese”, ndërsa ato kanë shtyrë në varfëri më shumë se 44 milion persona në gjashtë muajt e fundit, në shkallë globale.

Duke krahasuar me indeksin e “Foord Price Watch” të tetorit 2010, çmimet janë rritur me çmimet janë rritur me 15% në katër muaj, deri në janar 2011.

Kjo rritje e vazhdueshme e çmimeve po dëmton rëndë klasat e ulta të shoqërisë, të cilat shpenzojnë më shumë se gjysmën e të ardhurave të tyre në ushqime.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, deklaroi: “Çmimet botërore të ushqimeve janë duke u rritur në nivele të rrezikshme dhe ato rrezikojnë jetën e miliona njerëzve të varfër kudo në botë”.

Në raportin e tij, shkruhet se inflacioni i produketeve bazë ka luajtur një rol edhe në krizat e Lindjes së Mesme, edhe pse nuk ishte kjo arsyeja kryesore e pakënaqësive.

Në krahasim me janarin e 2010-s, produktet ushqimore kushtojnë mesatarisht 27% më shumë, në rang botëror.

Top Channel