U luajtën dje tre ndeshje të javës së 20-të të Kategorisë Superiore.
Skënderbeu ka vuajtur shumë ndaj një Laçi të fortë, me korçarët që kanë arritur të marrin një fitore vetëm në fundin e takimit. Skuadra e Muçës fitoi me rezultatin 2-1. Vendimtar ishte goli i Muzakës në minutën e 87-të, vendimi i gjyqtarit Pashaj për të cilësuar si të rregullt golin ka ngjallur dyshim, pasi mesfushori tiranas mund të ketë shkaktuar faull në momentin e fundit ndaj njërit prej mbrojtësve laçian.
Laçi kaloi i pari në avantazh me një gol të shkëlqyer të Hysës në minutën e 14-të. Sulmuesi shtatshkurtër ka realizuar pas një diagonaleje të bukur në zonë, duke e çuar topin në trekëndësh. Ndërkohë në pjesën e dytë Skënderbeu vazhdon të ngulmojë dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 76-të nga Sefa. Përveç golit laçianët pësojnë një tjetër goditje kur mbeten me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të njërit prej lojtarëve.
Në minutat e fundit Skënderbeu mundi të gjejë edhe golin e dytë me Muzakën, duke regjistruar një fitore shumë të vyer dhe duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion pasi ekipi korçar ngjitet në kuotën e 39 pikëve, vetëm 4 pikë larg Flamurtarit që do të luajë sot me Vllaznisë në Vlorë.
Edhe Besa ka fituar në këtë javë pasi ka mundur 2-1 Bylisin në fushën e saj. Kavajasit kaluan të parët në avntazh në minutën e 9-të të takimit, kur kapiteni Meglid Mihani transformoi në gol një 11-metërsh. Në shifra 1-0 do të mbyllej edhe pjesë e parë, por ballshiotët reagojnë mirë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 61-të me Dimon, por pak minuta më pas bëhet ai pavlefshëm ky gol nga Shtini i cili shënon edhe golin e dytë për Besën.
Në takimin e tretë të së shtunës, kampionët në fuqi të Dinamos janë ndaluar sërish në një barazim këtë herë 0-0 me Kastriotin në Qemal Stafa.
Top Channel