Ngushëllime për Faik Myrtjan

13/02/2011 16:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja dhe e ëma bënë një vizitë ngushëllimi në familjen e Faik Myrtajt në Cakran të Fierit.

“Mesa po duket deri më tani, së paku ka një vullnet nga Prokuroria për të bërë drejtësi. Drejtësia është një domosdoshmëri jo vetëm, për ju por për të gjithë shoqërinë. Humbjen e babait nuk ua zëvendëson dot asgjë dhe askush. Ne jemi në dispozicion, shoqërisht, shpirtërisht për cdo nevojë dhe me gjithë sa mundemi”, tha në fjalën e tij të ngushëllimit kreu i PS-së, Edi Rama.

Faik Myrtaj ishte një prej 3 viktimave të datës 21 janar. Ai u godit nga një plumb kur ndodhej nga ana tjetër e bulevardit, përballë kryeministrisë.

Top Channel