Milan shkatërron Parmën

13/02/2011 08:30

Rikthehet Milani në ditën e tij më të mirë dhe këtë gjë e bën në javën e 24 të Serisë A, ku ka shkatërruar Parmën me rezultatin 4-0 në San Siro.

Nuk shënon Ibrahimoviç, por është ai protagonist në zhbllokominin e rezultatit që në minutën e 8-të kur dhuron asistin për Sedorf. Parma duket inegzistente në fushën e lojës dhe pak minuta më vonë është Kasano ai që shënon golin e dytë të këtij takimi dhe të parin për të që nga janari kur ka kaluar zyrtarisht te Milani.

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e këtij takimi i cili rezervon edhe dy gola të tjerë në 45 minutat e dyta. Për to mendon Robinjo, i sapo futur në lojë. Në minutën e 62-të shërbehet nga Kasano, ndërkohë që 3 minuta më pas sërish një kombinim i kësaj dysheje sjell edhe golin e 4-t duke e mbyllur këtë takim me rezultatin 4-0.

Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 52 golave, por gjithsesi diferenca mes tyre dhe vendit të dytë të Napolit mbetet 3 pikë.

Këta të fundit kanë arritur të bindin e të tregojnë se nuk janë rastësisht në këtë pozicion pasi kanë mundur Romën me rezultatin 2-0 në Olimpiko.

Kavani zhbllokon shifrat me një 11-metërsh në pjesën e dytë ndërkohë që është sërish uruguajani që shënon edhe golin e dytë për napolitanët, duke regjistruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme për skuadrën e Maxarrit që mbetet në vendin e dytë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA