Turqi, në pranga 162 ushtarakë

12/02/2011 02:25

Një gjykatë turke lëshoi urdhër-arrest për 162 ushtarakë vendas nën akuzën se po projektonin një grusht shteti.

Arrestimet erdhën në vazhdën e procesit gjyqësor të nisur para disa muajve, kundër disa ushtarakëve të tjerë që dyshohet se planifikuan që në vitin 2003 të shkaktonin kaos dhe klimën e favorshme në vend për të rrëzuar nga pushteti partinë e popullore të kryeministrit Erdogan.

162 ushtarakët e ndaluar janë emra, që sipas hetuesve kanë dalë në procesin gjyqësor ndaj kolegëve të tyre, cka i implikon edhe ata në planet për marrjen e pushtetit me anë të një grushti shteti.

Pas referendumit që solli ndryshimin e kushtetutës në Turqi, gjykatat civile tashmë kanë pushtetin për të nxjerrë urdhër-arreste edhe për ushtarakët e lartë, një e drejtë kjo që iu ishte mohuar nga kushtetuta e parë, e miratuar që pas grushtit të shtetit në vitin 1981.

Top Channel