Trojka Greqisë: Shisni gjithçka

12/02/2011 17:25

“Shisni pasurinë shtetërore në mënyrë që të blini borxhin tuaj”. Ky ka qenë një prej propozimeve më të ashpra të përfaqësuesve të BE-së, FMN-së dhe BQE-së, e ashtuquajtura “Trojka”, pasi kanë dhënë dritën jeshile në miratimin e këstit të katërt, prej 15 miliardë eurosh që do të marrë prej tyre Greqia.

Duke pare se vrima e zeze e borxhit grek nuk mund te mbushet vetem me parate e reduktimeve te rrogave dhe rritjen e taksave, ata kane treguar rrugen e detyrueshme te privatizmit per thithjen e shumes kolosale prej 50 miliardë eurosh deri ne vitin 2015, nepermjet shitjes se nderrmarjeve dhe pasurive te patundshme te shtetit grek.

“Mbeten një sërë sfidash të rëndësishme për të kapërcyer për të siguruar qëndrueshmërinë fiskale dhe rimëkëmbjen ekonomike. Në të vërtetë Greqia ka arritur përparim të konsiderueshëm në pershtatjen financiare deri më sot, por duhet te beje me shume për të siguruar deficitet e uleta dhe borxhet dhe për të vënë financat publike në një rrugë të qëndrueshme”, është shprehur Servaas Deroose, drejtor per Çështjet Ekonomike dhe Financiare në KE.

Perfaqesuesit e kreditoreve jane shprehur hapur per privatizimin e operatorit te sherbimit elektrik te vendit DEI, te Organizmit te Parashikimeve te Ndeshjeve te Futbollit, te disa porteve te vendit, si dhe te nje sere shitjesh te pasurive te patundshme shteterore.

Ata gjithashtu kane qene teper kritike persa i perket efikasitetit te zbatimit te Memorandumit te Politikës Ekonomike qe ka nenshkruar Greqia me BE dhe FMN. “Mekanizmi grek shteteror i perngjan nje Mercedesi qe ecen me shpejtesi 20 km ne ore”, kane deklaruar ata, ne menyre karakteristike.

“2011 do të jetë një vit vendimtar për Greqinë për të rivendosur besueshmërinë dhe politikat e saj ekonomike. Kjo është një parakusht për Greqinë për të mundesuar daljen në treg gjatë vitit të ardhshëm”, deklaroi Deroose.

Por megjithate shumë analistë besojnë se Greqia nuk do te jete ne gjendje te trajtoje vetem per nje periudhe trevjecare reduktimin e borxhit te saj kolosal dhe do te kete nevoje per nje ristrukturim te tij.

Nderkohe jane shtuar zerat se FMN dhe BE po shqyrtojne mundesi te ndryshme, per zgjatjen e periudhes se shlyerjes se borxhit grek.

Top Channel