Yildiz dhe driblimi ndaj pyetjes për të ardhmen: Nuk flas për kontratën time, këtu është shtëpia ime
Robert Kubica, pasi rrezikoi jetën në një aksident të frikshëm një javë më parë në një garë reli, do të ketë ndihmën e një prej polakëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave për t’u shëruar sa më shpejt.
Bëhet fjalë për Papa Gjon Palin II, emri i vërtetë i të cilit është Karol Wojtyla. Njeriu që do të lumturohet nga Vatikani gjatë këtij viti, ndërroi jetë në 2005-n.
Megjithatë, një ikonë me një pikë gjaku nga Papa është ruajtur dhe ajo do t’i dorëzohet përkohësisht Kubicës, në mënyrë që ta ndihmojë në riaftësimin e tij sa më të shpejtë.
Lajmin e bëri të ditur vetë monsinjor Stanislaw Dziwisz, i cili ruan reliken e çmuar në një katedrale në Krakovë. 26-vjeçari është një besimtar i devotshëm katolik dhe kur pësoi një aksident të frikshëm në garën e Kanadasë në vitin 2007, kisha lidhi mbijetesën e polakut me dorën e shenjtë të Gjon Palit.
Top Channel