SHBA: Irani, frikë nga reagimi popullor

12/02/2011 01:05

Megjithëse Irani nëpërmjet një deklarate zyrtare përshëndeti largimin e Hosni Mubarak nga posti i presidentit në Egjipt, Shtetet e Bashkuara shprehen se Teherani u druhet protestave popullore të ngjashme me ato të Kajros.

“Protestat popullore të nisura në Tunizi e më pas në Egjipt, kanë trembur regjimin iranian i cili i druhet një reagimi popullor të ngjashëm me atë në këto dy vende”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Gibs shtoi se autoritetet në Teheran po ndërmarrin masa të parakohëshme për t’u përballur me protesta të mundshme.

Top Channel