PS: Të largojmë qeverinë

12/02/2011 12:55

Partia Socialiste, përmes zëdhënëses së saj Megi Ajtyresa ka rikonfirmuar synimin për rrëzimin e qeverisë Berisha, e cila po grabit cdo ditë vendin.

Në një deklaratë për mediat, Ajtyresa është shprehur se qeveria po përpiqet të pengojë hetimet që do të zbardhin ngjarjet e 21 janarit.

“Sali Berisha vret njerëz. Kjo qeveri duhet të ikë sot. Shqiptarët s’duhet ta lejojnë të vjedhë pasuritë kombëtare dhe zgjedhjet e ardhshme. Prokuroria nuk duhet të ndalet në proceset që ka nisur. Shqiptarët duan drejtësi dhe zbardhjen e vrasjeve, prandaj do të dalim në protestë më 18 shkurt”, ka deklaruar Ajtyresa.

Top Channel