Pakistan, urdhër-arrest për Musharaf
12/02/2011 09:30
Një gjykatë speciale anti-terrorizëm në Pakistan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndaj ish-presidentit Pervez Musharaf.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave mandati është lëshuar në kuadër të hetimeve mbi vdekjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto.
Në vitin 2007, në Raualpindi, një kamikaz u hodh në erë duke vrarë ish-kryeministren e kthyer dhe 24 persona të tjerë.
Një video e publikuar pak ditë më vonë tregoi se një snajper qëlloi Bhutto në kokë. Më pas doli se atë ditë Musharraf zëvendësoi kreun e truprojave të Bhutto dhe bëri që të pastrohej skena e krimit.
Top Channel