Kubë, lirohen disidentë të tjerë

12/02/2011 08:45

Autoritetet kubaneze liruan një tjetër të burgosur politik, edhe pse ai refuzoi që të largohej nga vendi për të shfrytëzuar strehimin politik që i akordoi Spanja.

Burimet e Vatikanit informuan se përveç Eduardo Diazit, edhe një tjetër disident, Hector Maseda, pritet të lirohet së shpejti.

Dy personat përfshihen në listën e 52 disidentëve që autoritetet komuniste ranë dakord të lironin në korrik 2010, pas një marrëveshje të negociuar nga Selia e Shenjtë.

Megjithatë, disa prej tyre vazhdojnë të jenë në burg, pasi kanë refuzuar të largohen jashtë vendit pas lirimit.

Dy disidentë të tjerë u liruan më parë gjatë janarit, por burime të kishës informojnë se edhe katër të burgosur politikë, të cilët nuk ishin pjesë e marrëveshjes, janë vendosur të lirohen.

Top Channel