Gjoba autobusëve të protestës

12/02/2011 16:20

Të gjithë drejtuesit e auutomjeteve që morrën pjesë në demostratën e 21 janarit në Tiranë kanë marrë një ndëshkim në grup.

Jo më larg se dje çdo drejtuesi i është dërguar nga një gjobë me vlerën 4 mijë lekë dhe me të njëjtin motivacion, të 11 autobusët nuk i kanë ndaluar policisë.

Në lidhje më këtë problem ka reaguar kreu i Partisë Socialiste, në Berat, Selman Hodaj i cili e ka quajtur një presion ndaj njerëzve të thjeshtë që bën qeveria “Berisha” që këta të mos kenë mundësi të protestojnë për të drejtat e tyre.

“Jo vetëm që janë ndëshkuar të gjithë drejtuesve të mjeteve po ky ndëshkim është bërë pa djeninë e askujt ashtu siç u bë vrasja, nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha e gjithë kjo është një shprehje e frikës dhe e makthit që ka pushtuar Sali Berishën nga protestat popullore të cilat do vazhdojnë më fuqishëm në ditët në vijim”, është shprehur Hodaj.

Top Channel