FARK liron një tjetër peng

12/02/2011 03:50

Rebelët e FARK liruan edhe një tjetër peng duke cuar në total numrin e të liruarve brenda kësaj jave, në tre.

Lirimi i dy pengjeve të fundit, një zyrtari të administratës dhe një marinsi të forcave ushtarake kolumbiane, u krye me ndërmjetësimin e Kryqit dhe Kuq dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Rebelët njoftuan se do të lirojnë edhe 2 pengje të tjera ditën e dielë. Lirimi i të gjitha pengjeve është kushti i parë që ka vendosur qeveria kolumbiane për të biseduar për paqe me FARK.

Top Channel