Vijon misteri i binjakeve të zhdukura

11/02/2011 10:00

Babai i dy binjakeve të zhdukura kishte vizituar faqe interneti që flisnin për vetëvrasje, armë dhe helme para se të vriste veten.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, e cila ka deklaruar se Matthias Schepp, i cili për herë të fundit është parë me binjaket në një traget të drejtuar për në ishullin e Korskikës, është kthyer i vetëm në Francë.

Ndërkohë, xhaxhai i dy 6-vjecareve Alessia dhe Livia ka deklaruar se lajmi i fundit ishte “shumë, shumë shqetësues”.

Schepp u vetëvra duke u hedhur para një treni më 3 shkurt në jug të Italisë, ndërkohë që fati i dy vajzave nuk dihet ende.

Zëdhënësi i policisë Jean Christophe Sauterel deklaroi se nga analizat e kryera në kompjuterin e Schepp ka rezultuar se ai ka kërkuar edhe oraret e trageteve.

Top Channel