Tunizi, kapet grupi i armatosur i Ben Ali

11/02/2011 09:00

Autoritetet tuniziane kanë arrestuar një grup personash të lidhur me njerëzit e ish-presidentit Ben Ali dhe kanë sekuestruar një arsenal armësh.

Lajmin e bën të ditur agjencia lokale “TAP”, sipas të cilës grupi i personave të armatosur është përgjegjës për përleshjet e përgjakshme që u regjistruan javën e kaluar në qytetin El Kef.

Në vecanti, saktëson “TAP”, grupi dyshohet se është përfshirë në operacione kontrabande bashkë me të afërmit e ish-presidentit, që është në arrati.

Top Channel