SHBA, shpërthim nga rrjedhja e gazit, viktima

11/02/2011 19:00

Një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje e gazit natyror ka shkaktuar vdekjen e pesë personave në Pensilvani, në SHBA.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin e Allentown, në një lagje rezidenciale të banuar kryesisht nga familje punëtorësh.

Mes viktimave rezultojnë një i foshnje 4 muajsh dhe një çift 70 vjeçarësh.

Shpërthimi ka shkaktuar një zjarr që ka zgjatur disa orë dhe që ka dëmtuar të paktën 50 shtëpi dhe shkaktuar evakuimin e më shumë se 500 personave.

Top Channel