SHBA, policia qëllon për vdekje grabitësin

11/02/2011 10:10

Një adoleshent amerikan që mori peng disa persona gjatë një grabitjeje në bankë është qëlluar për vdekje nga policia amerikane.

Policia e Kerit, në Karolinën Veriore, deklaroi se nuk ka pasur as oficerë dhe as civilë të plagosur gjatë ngjarjes, që u transmetua nga të gjitha televizionet.

Ditën e enjte, Devon Mitchell, 19 vjec, mbajti peng nën kërcënimin e armëve shtatë persona në një bankë.

“Ne nuk donim që kjo të përfundonte kështu. Është shumë e trishtueshme. Por unë mbështes atë që bënë policët”, ka deklaruar shefi i policisë, Pat Bazemore.

Ngjarjet me policinë që eleminon grabitësit janë të shpeshta në Shtetet e Bashkuara, edhe për shkak të lirisë së armëmbajtjes për qytetarët.

Top Channel