Riciklimi i ujërave të ndotur

11/02/2011 16:30

Zbatimi i projektligjit për menaxhimin e ujrave në vend, do të kërkojë shumë kohë dhe para. Ministri i Mjedisit ka saktësuar se zbatimi i plotë i Direktivës për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane do kërkojë 20 vjet dhe të kushtojë rreth 2.3 miliardë euro investime.

“Zbatimi iplotë në praktikë vetëm i directives për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane është vlerësuar se do të kërkojë 20 vjet dhe do të kushtojë rreth 2.3 miliardë euro investime dhe kosto të njëhershme dhe kosto korrente prej 53 milionë euro në vit”, është shprehur Mediu.

Por ndërsa për Shqipërinë koha për rekuperimin e ujrave pritet të jetë e gjatë dhe me një kosto të lartë, ambasadori i delegacionit të BE-së, Ettore Sequi, tha se mjedisi po degradon dhe kjo do të ndikojë në ekonomi, shëndet dhe turizëm.

Zoti Sequi është ndalur edhe tek ndihma ekonomike që BE ka dhënë për Shqipërinë gjatë kësaj kohe.

“Mjedisi në Shqipëri është në krizë. Degradimi mund të jetë i pashmangshëm dhe mund të sjellë dëme të mëdha në gjithë sistemin e biodiversitetit. Degradimi mund të ketë prekur shëndetin publik dhe mund të prekë dhe ekonominë dhe potecialin turistik, vetëm tre vjetët e fundit ka dhënë 90 milionë euro duke përfshirë 75 milionë euro për përpunimin e ujrave”, është shprehur Sequi.

Gjatë tre viteve të fundit 75 milionë euro janë dhënë nga Bashkimi Europian për përpunimin e ujrave në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA