Milan, Pirlo dëmtohet sërish
11/02/2011 21:00
Andrea Pirlo, mesfushori i Milanit, i cili pritej që nesër të rikthehej në fushë për ndeshjen ndaj Parmës pas dëmtimit që pësoi në kofshë më 18 dhjetorin e kaluar, është dëmtuar sërish.
Regjisori kuqezi ka pësuar një ndrydhje të gjurit të djathtë në stërvitje gjatë pasdites së sotme.
Pritet që Pirlo të qëndrojë 5-6 javë larg fushave.
Nesër pritet që mesfushori italian t’i nënshtrohet analizave të mëtejshme.
Top Channel