Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit Më shumë se 100 të vdekur në dy ditë besohet se kanë shkaktuar luftimet midis rebelëve dhe forcave ushatareke të Sudanit të Jugut, raportoi BBC në mesditë.
Luftimet u regjistruan në ditën e mërkurë dhe të enjte. Nga bilanci total i viktimave, 39 janë konfirmuar si civilë.
Rebelët besnikë të George Athor prishën armëpushimin e vendosur me ushtrinë sudanezojugore përpara zgjedhjeve më parë gjatë muajit.
Sipas Athor, refendumi ku 99% e popullsisë votoi për krijimin e një shtetit të ri, duke u shkëputur nga Sudani, ishte i manipuluar.
36 ushtarë dhe rreth 30 rebelë janë vrarë në përleshje, duke e çuar numrin e viktimave në pothuajse 105.
Top Channel