Itali, alarm zbarkimesh klandestine

11/02/2011 11:45

Brenda pak ditësh, në dy ishujt jugorë të Italisë, Lampedusa dhe Linosa, kanë mbërritur 1 200 emigrantë.

Barka të reja të mbushura me tunizianë mbërritën sot, ndërsa Ministri i Brendshëm, Roberto Maroni, pranoi gjendjen e emergjencës së klandestinëve me të cilën Roma zyrtare përballet, raportoi Corriere della Sera.

”Duam të shmanget mesazhi se rihapja e qendrës do të shërbejë për të tjerë që të vijnë këtu”, deklaroi Maroni, duke iu referuar rihapjes së qëndrës së pritjes së emigrantëve në Lampedusa.

181 klandestinë, shumica e të cilëve nga Tunizia, mbërritën në tokën italiane gjatë mëngjesit, ndërsa një mjet me 70 persona është parë gjithashtu në det duke iu afruar bregut.

Italia po përballet me një problem mungese vendesh për të pritur të gjithë klandestinët ilegalë, ndërsa paqëndrueshmëria politike në Afrikën e Veriut rrit frikën e autoriteteve për më shumë zbarkime.

Top Channel