Gjirokastër, pranga për drogë dy të rinjve
11/02/2011 11:30
Policia e qytetit të Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj pasi u kapën në zotërim të lëndëve narkotike.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personat e arrestuar janë shtetasit Andjol Ismaili dhe Stavri Nallbani.
Burimet saktësojnë se ata u kapën me gjashtë kilogramë drogë të tipit kanabis sativa, që vinte nga Lazarati.
Arrestimi i dy të rinjve vjen vetëm pak ditë pas superoperacionit të policisë që konfiskoi në jug të vendit plot një ton hashash që do transportohej drejt Greqisë.
Top Channel