Ferrari duket se do të jetë gjithmonë e më shumë skuadra për t’u mundur në këtë sezon të Formulës 1, pasi “kokëkuqja” vazhdon të dominojë në provat parasezonale të Herezit.
Dita e dytë pret të shikojë Alonso-n, ndërsa Hamilton pranoi një ditë më parë se McLareni i tij është ende shumë larg sfidantëve për titull.
Një ditë më parë, braziliani Massa, kreu 101 xhiro rreth pistës dhe regjistroi një kohë më të mirë prej 1’20”709.
Sot dhe nesër do të jetë pushim për Felipe-n, ndërsa e gjithë vëmendja do të zhvendoset tek Alonso, që merr drejtimin e makinës.
Ndërkohë, makina është ripagëzuar në F150 Italia, pas kërcënimeve të Ford-it për hedhjen në gjyq, pasi emri F150 i takon modelit të një kamionçine të prodhuar nga kompania amerikane.
Rezultatet e ditës së parë të provave të Herezit
1. Massa Ferrari 1’20”709
2. Pérez Sauber-Ferrari +0”774
3. Ëebber Red Bull +0”813
4. Ricciardo Toro Rosso +1”046
5. Hamilton McLaren +1”205
6. Alguersuari Toro Rosso +1”980
7. Sutil Force India +2”763
8. Petrov Renault +2”795
9. Rosberg Mercedes +3”254
10. Trulli Lotus-Renault +3”749
11. Glock Virgin-Cosëorth +4”377
12. Maldonado Williams +14”259
Top Channel