Egjipti, Obama: Demokratizim të besueshëm

11/02/2011 03:30

Shtetet e Bashkuara reaguan pas deklaratës së Mubarak, duke kërkuar hapa të mëtejshme e konkrete drejt demokratizimit të vendit.

“Egjiptianëve u thanë se në vend po ndodh tranzicioni drej një demkracisë së plotë, por megjithatë kjo nuk është bërë ende konkrete për ta. Autoritetet egjiptiane duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt demokratizimit të vendit dhe këto hapa duhet të jenë të menjëhershëm, të mjaftueshëm por mbi të gjitha të besueshme”, tha presidenti amerikan, Barak Obama në një konferencë për shtyp, pak orë nga deklarata e Mubarak.

Mubarak njoftoi mbrëmjen e së enjtes delegimin e pushtetit të tij tek zv.presidenti Omar Suleiman dhe premtoi nisjen e reformave për demokratizimin e vendit, por nuk pranoi të jepte dorëheqjen, ashtu sikundër prisnin mijëra egjiptianë të mbledhur në sheshin Tahrir.

Top Channel