Australi, qeveria: Jo ndërrimit të himnit

11/02/2011 10:25

Kryeministrja australiane, Juliad Gillard, deklaroi se kabineti i saj nuk do të lejojë ndërrimin e himnit kombëtar “Advance Australia Fair”, në këmbim të pjesës më popullore “I Am Australian”.

Duke folur në një mbledhje të qeversë mëngjesin e sotëm, Gillard pranoi se “I Am Australian” ka një fuqi të madhe emocionale, por nuk mund të jetë dakord me thëniet e ish-guvernatorit të Viktorias, Jeff Kennett, që propozoi ndryshimin.

”Mund ta kuptoj efektin emocional të kësaj kënge. Të dielën e shkuar isha në një ceremoni përkujdimore për viktimat e zjarrit në Viktoria dhe të gjithë nisën të qanin kur kënga nisi të luhej.

E di se shumë australianë janë veçanërisht të lidhur me pjesën në fjalë, por nuk jam dakord me komentet se duhet të zëvendësojë himnin kombëtar”, theksoi Gillard.

”Advance Australia Fair” ka qenë gjithmonë në qendër të shumë debateve, që kur u zgjodh si himn kombëtar në vitin 1984, kur shumë njerëz preferonin pjesën “Waltzing Matilda” për të përfaqësuar shtetin.

Top Channel