Akuzohet kardinali, mbrojti priftin pedofil

11/02/2011 13:30

Një figurë e lartë e kishës katolike holandeze u akuzua nga mediat e vendit për mbrojtjen e një prifti që abuzonte seksualisht me fëmijët.

Kardinali Ad Simonis besohet se ishte në dijeni të pedofilisë së një prifti, kur vendosi ta transferonte në një kishë tjetër, ku përsëri ai kreu abuzime.

Sipas AFP-së, at Simonisi besonte se prifti në fjalë ishte penduar thellësisht dhe se kishte ndryshuar, kur kishte bërë transferimin.

Simonis, i cili shërbeu si një arqipeshkv i krahinës së Zoetermerit në periudhën 1983-2007, nuk lajmëroi selinë e re të kishës në Amersfoort, për aktivitetin e mëparshëm të priftit.

Janë të paktën gjashtë viktimat që kanë akuzuar priftin në fjalë, emri i të cilit mbahet i fshehtë për arsye ligjore.

Top Channel