21 janari, Stërkaj: Të hapur për drejtësinë

11/02/2011 12:45

Deputetët socialistë, Paulin Stërkaj dhe Tomë Doshi kanë lënë para pak castesh prokurorinë e Tiranës, ku u pyetën nga prokurorët mbi ngjarjet e 21 janarit.

Në dalje nga prokuroria, deputeti Stërkaj ka deklaruar se PS mbetet e hapur për të bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e ngjarjes së muajit të kaluar.

“Dhamë para prokurorëve shpjegimet për ngjarjet e 21 janarit. Iu përgjigjëm thirrjes së prokurorëve për të mos penguar hetimet. Treguam se jemi pro hetimeve të 21 janarit dhe se jemi të hapur për institucionet e drejtësisë në cdo moment”, ka pohuar Stërkaj.

Top Channel