Grabitet me armë taksisti

10/02/2011 13:15

Për pak sa nuk është kthyer në tragjedi mbrëmja e djeshme për taksistin Rasim Biba, 55 vjeç, nga Kavaja. Dy persona ende të paidentifikuar i kanë kërkuar që t’i çonte deri në fshatin Xeng të Divjakës.

Kur kanë arritur në destinacionin e kërkuar njeri nga personat i ka kërkuar taksistit që të ndalojë për t’i bërë pagesën.

Pas pak minutash atij i është drejtuar në kokë një armë.

Pas një përleshjeje, arma është shkrehur dhe taksisti është plagosur në dorë me armë zjarri.

Ai është larguar më pas me vrap, ndërsa tre personat e armatosur e kanë ndjekur dhe qëlluar sërish duke e plagosur në këmbë dhe më pas janë larguar.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes gëzhojat e një arme shot gan dhe një fishek kallashnikovi.

Policia ka nisur hetimet për të gjetur autorët e kësaj grabitjeje dhe tentative për vrasje.

Top Channel