Egjipt, frikë për grusht shteti

10/02/2011 21:10

Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, do t’i adresohet kombit në një fjalim që pritet të ndodhë nga minuta në minutë, gjatë së cilit parashikohet që ai të japë dorëheqjen.

Megjithatë, lidera të opozitës janë thellësisht të shqetësuar se pas dorëheqjes së mundshme fshihet ushtria dhe që mund të jetë një klikë gjeneralësh ajo që do të marrë pushtetin, në atë që do të ishte një grusht paqësor shteti.

Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi gjatë pasdites se Egjipti është në pragun e transformimeve historike, por pothuajse njëkohësisht, drejtori i CIA-s pranoi se nuk e dinë me siguri se çfarë skenari po ndiqet në vendin me 84 milion banorë.

Top Channel