Manjani, numri dy i Transporteve
09/02/2011 19:20
Ylli Manjani, ish-anëtar i asamblesë së Partisë Socialiste, i bashkuar para pak muajsh me Lëvizjen Socialiste për Integrim, është emëruar zëvendësministër i Transporteve.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë, me propozim të vetë kryeministrit Sali Berisha. Ylli Manjani zëvendëson në këtë detyrë ish-zëvendësministrin Ilirjan Muho.
Manjani iu bashkua LSI-së në dhjetor të vitit të kaluar, pas disa vitesh si anëtar i forumeve drejtuese të Partisë Socialiste.
Top Channel