Berry: E konsideroj vajzën zezake
08/02/2011 09:45
Aktorja hollivudiane, Halle Berry, deklaroi në një intervistë për një revistë amerikane se e konsideron vajzën e saj Nahla zezake.
Komentet e publikuara sot erdhën pasi një jave, në të cilën zënka midis Berry-t dhe ish-bashkëshortit të saj Gabriel Aubry është intensifikuar.
Berry ka nisur një betejë gjyqësore për të marrë kujdestarinë e plotë të 2-vjeçares, e cila pas divorcit një vit më parë, shpenzon një kohë të barabartë mes prindërve.
Modeli francezo-kanadez, Aubry, përdori një përcaktim racist ndaj Berry-t pak ditë më parë dhe ajo u përgjigj me këto komente, të cilat tregojnë njëkohësisht se vajza është më shumë si ajo.
Top Channel