
Prokuroria kërkon tabulatet telefonike të drejtuesve të Gardës së Republikës për të mësuar se kush prej tyre dha urdhër për të qëlluar ndaj demonstruesve të paarmatosur, ku humbën jetën katër persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën me armë zjarri.
Telefonatat e kryera gjatë 21 janarit, përkatësisht në një interval kohor prej pesë orësh, të drejtuesve të Gardës “në kërkim” po verifikohen nga akuza e kryeqytetit për të parë se me kë kanë biseduar apo kanë dhënë dhe marrë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve që ndodheshin jashtë rrethimit të Kryeministrisë.
Akuza thotë se objekti i hetimit është Garda e Republikës, drejtuesit e saj, për të cilët janë nxjerrë edhe urdhra ndalimi dhe se po verifikohen të gjitha të dhënat që zbardhin edhe vdekjen e katër personave.
Top Channel